Lokale
Mbrojtja: Të akuzuarit preshevarë të pafajshëm
Në Gjykatën Speciale të Prokurorisë për krime Lufte të Republikës së Serbisë në Beograd, sot u tha fjala përmbyllëse e palës mbrojtëse
Me këtë rast pala mbrojtëse kërkoi lirimin pa kushte të të gjithë të akuzuarve shqiptarë nga Presheva, duke paraqitur edhe dokumentet e EULEX-it për mosgjetjen e mbetjeve mortore në liqenin e Livoçit, ashtu siç pretendohej nga prokuroria.
Të premten (07 shtator) para gjykatësit do të flasin edhe të akuzuarit Agush Memishi, Shemsi Nuhiu, Faton, Samet dhe Ferat Hajdar, ndërsa një gjë të tillë më herët e ka bërë edhe Selimon Sadiku, njofton përmes një kumtese Orhan Rexhepi, kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me seli në Preshevë.
Të burgosurit shqiptarë të Preshevës të njohur si “Grupi i Gjilanit” janë duke u rigjykuar për “krime lufte të kryera në rajonin e Gjilanit gjatë vitit 1999”. Ata në gjykimin e parë u patën dënuar me gjithsejtë 101 vite burg/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!