Mbledhje komemorative në kujtim të veprës dhe krijimtarisë së Agron Boriçit
Të premten (12 shtator) në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë organizohet mbledhje komemorative për nderë të dramaturgut, regjisorit dhe shkrimtarit të ndjerë preshevar Agron Boriçi.Në këtë organizim përkujtimor që do të fillojë në orën 19:00 marrinë pjesë personalitete nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës të cilët do të flasin për krijimtarin e Agron Boriçit.
Me këtë rast do të shfaqet edhe dokumentari-intervistë “...vepra mbetet, është e pavdekshme” realizuar nga TV Opinion me autor gazetarin Osman Goranci./Titulli.com/