Mbahet punëtori në Bujanoc me temën “Teknologjia dhe rinia e shëndoshë”
Në ambientet e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është mbajtur ligjëratë me temën “Teknologjia dhe rinia e shëndoshë”, aktivitet i realizuar nga organizata “Vizionet Atraktive” në Bujanoc.
Sipas përfaqësuesit të kësaj organizate Ibrahim Rustemti, gjatë kësaj punëtorie
u bë informimi i nxënësve për problemin e dhunës elektronike dhe ndikimi i saj në sjelljet e adoleshentëve.
“Aktivitet jonë ka ndihmuar në masë të vogël që nxënësit të mësojnë për të mirat e internetit dhe rëndësinë që mundë te kenë edhe kërkimet shkencore apo hulumtuese për një temë të caktuar që bëjmë dhe të jemi të përditësuar për gjendjen aktuale”, tha Rustemi.
Ligjëruese e kësaj punëtorie ishte Arta Hasani Maksuti, psikologe e cila theksoi se u vlerësua perceptimi që kanë nxënësit për këtë koncept, llojet e dhunës elektronike, karakteristikat e dhunuesit dhe viktimës, sjelljet e rrezikshme në boten virtuale.
“Nxënësit u njoftuan me format adekuate te sjelljes dhe reagimit, si dhe mbrojtja ne situatat e dhunës elektronike. Nxënësit u përfshinë në një punëtori, në grupe punuan temat - anët pozitive dhe negative të internetit”, tha Maksuti.
Ky aktivitet është mbështetur nga buxheti komunal i komunës së Bujanocit përmes buxhetit për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare ndërsa organizata “Vizionet Atraktive” është aktive në fusha të ndryshme të projekteve./Titulli.com/