Lokale
Maturantët e Medvegjës përfunduan ekskurzionin në Greqi (foto)
Maturantët e shkollës së mesme teknike "Nikolla Teslla" nga Medvegja, me gjithsej 5 paralele, në njërën prej të cilave mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, janë kthyer nga vizita disaditore në Greqi.
Ata, të shoqëruar edhe nga profesorët kujdestarë, vizituan disa nga qytetet kryesore të shtetit helen.
E veçanta e kësaj shëtitje, sipas Egzon Sylës, njërit nga maturantët e kësaj shkolle, është se “për herë të parë në kësi lloj shëtitjesh mori pjesë edhe paralelja në gjuhën shqipe. Pa dyshim se ky ishte një udhëtim shumë i mirë dhe jemi shumë të kënaqur”, u shpreh maturanti.
Nxënësit shqiptarë gjatë gjithë kohës u shoqëruan nga kujdestari i tyre, profesori Gani Krasniqi.
Maturantët shqiptarë, ndonëse të pakët në numër, për medvegja.net shprehën kënaqësinë e tyre për këtë vizitë.
Ata thanë se do t'i drejtohen me një kërkesë drejtorit të shkollës që t'u lejohet që në të ardhmen, në mënyrë të organizuar të udhëtojnë në Shqipëri.
“Nikolla Teslla” është i vetmi institucion i mesëm arsimor që vepron në territorin e komunës së Medvegjës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!