MA e Shqipërisë: Kuotat, tekstet dhe trajnimi i mësuesve të Luginës
Lokale

MA e Shqipërisë: Kuotat, tekstet dhe trajnimi i mësuesve të Luginës

16.Jun.2012 23:25
0
Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj të premten në një takim pune ka pritur deputetin shqiptarë të Luginës në Parlamentin e Republikës së Serbisë Riza Halimin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin. Sipas faqes zyrtare të ministrisë në fjalë, Ministri Tafaj dhe  përfaqësuesit nga Lugina kanë diskutuar rreth vijimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, kryesisht mbi kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2012-2013 për Luginën, tekstet mësimore të arsimit parauniversitar si dhe mbi trajnimin e mësuesve, transmeton Titulli. Përfaqësuesit e Luginës shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria shqiptare i ka dhënë dhe i jep Luginës së Preshevës në fushën e arsimit. Halimi dhe Beqiri në agjendë kanë edhe vizitat në dy institucione tjera, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë./Titulli.com/
Vatra: Të veprojmë edhe në Medvegjë si në Bujanoc
Arifi vazhdon punën edhe gjatë vikendit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration