Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Trokas në secilën derë për interesat e shqiptarëve të Luginës
Nevzad Lutfiu – këtë të marte është zgjedhur edhe zyrtarisht në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Në zgjedhjet e kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar – koalicioni i krijuar në mes të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Lëvizjes së Progresit Demokratik, dhe Partisë Demokratike – arritën që fitojnë bashkërisht shumicën e mandateve të këshilltarëve në këtë institucion që udhëhiqet nga shqiptarët.
Në Seancën konstituive të së martës, këshilltarët e partive që e fituan shumicën e këshilltarëve në KKSH, kanë jetësuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, duke zgjedhur Nevzad Lutfiun kryetar.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, Lutfiu do të qëndrojë në krye të këtij institucionit për dy vite dhe ai do ta pasojë në këtë institucion kryetarin e deritanishëm, Ragmi Mustafin.
Lutfiu deri më tani ka qenë këshilltar komunal në Komunën e Bujanovcit, dhe njëkohësisht zëdhënës i Lëvizjes e Progresit Demokratik (PVD).
Postimi i tij "Nevzad Lutfiu" unë Facebook: