Lokale
Lugina ulë numrin e banorëve në Serbi?
Serbia tani ka 7.182.862 banorë, apo 4.15% më pak se në vitin 2002, janë bërë zyrtare sot në Beograd rezultatet e regjistrimit të popullatës në Serbi që është bërë prej 1 deri 15 tetorit 2011.
Si arsye për numrin e zvogluar të numrit të banorëve në Serbi është cekur rritja negative e numrit të lindjeve, largimi i një numri jashtë shtetit si dhe bojkotimi i regjistrimit të popullatës në tre komunat – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë drejtori i Insitutit për statisitika Dragan Vukmiroviq, transmeton TV Presheva.
Rritja e numrit të banorëve është shenuar vetëm në 25 komuna nga 168 gjithsejt, dhe rritja më e madhe është në Novi Pazar me 16.67% si dhe në Novi Sad me 14.14%.
Në Serbi jetojnë 83.32% serb, hungarez 3.53%, romë 2.05%, boshnjak 2.02% dhe kroat 0.81, ndërsa sipas statistikave shqiptarë në Serbi janë 0.08%.
Shtrohet pyetja, nëse numri i banorëve shqiptar ka ndikuar në zvoglimin e numrit të përgjithshëm të Serbisë, atherë sa banorë duhet ti ketë Lugina e Preshevës?/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!