Lugina në aksion për të ndihmuar Shqipërinë, "Bashkë solidarë"
Lokale

Lugina në aksion për të ndihmuar Shqipërinë, "Bashkë solidarë"

08.Feb.2015 19:15
0

Studentë dhe të rinj shqiptar nga Presheva e Bujanoci kanë ndërmarrë aksion për të grumbulluar ndihma për familjet e përmbytura në Jug të Shqipërisë.

Kjo nismë e të rinjve nga Presheva e Bujanoci, me moton “Bashkë solidarë”, ka për qëllim ndihmën familjeve të përmbytura nga vërshimet e ujit, që ndodhën ditë më parë në Jug të Republikës së Shqipërisë.

Kësaj nisme u janë bashkuar edhe aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, OJQ “Nënat” dhe afaristë të ndryshëm nga Lugina e Preshevës. 

“Duke bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Preshevës e Bujanocit për solidarizim me bashkëkombësit tanë në Shqipëri, ftojmë edhe organizatat tjera joqeveritare në Luginë të Preshevës të bëhen pjesë e aktivitetit në fjalë. Grumbullimi i ndihmave ushqimore, bëhet çdo ditë të javës në vijim, (E hënë deri të premten, 8-13 shkurt, në qytetin e Preshevës dhe Bujanocit)”, thuhet në njoftimin e organizatorëve dërguar portalit informativ Titulli.com. 

“Të gjithë të interesuarit le të kontaktojnë koordinatorët e aktivitetit në Preshevë e Bujanoc, Altin Boriqi në telefonin 063 17 67 290 ose ndihmat mund të dërgohen edhe drejtpërdrejtë në zyrat e KDNJ-së në Preshevë, OJQ “Nënat”-Preshevë, Kaffe “Kombinati”-Preshevë, Rtv “Spektri”-Bujanoc, dhe “RodonPub”-Bujanoc”, shpjegohet në njoftimin e ndërmarrësve të kësaj nisme.

Organizatorët e ndihmës për Shqipërinë sqarojnë se të gjitha ndihmat e dhëna duhet të jenë vetëm produkte ushqimore. Transporti i tyre bëhet të premten pranë shërbimit social në Tiranë. /Titulli.com/ 

Fillon të stabilizohet gjendja, por jo edhe ura në Bujanoc (Video)
Shqipe Jonuzi nga Presheva, artistja evropiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration