Lugina destinacioni më i shpeshtë i emigrantëve ilegal, ja metodat e zbulimit (video)
Lokale

Lugina destinacioni më i shpeshtë i emigrantëve ilegal, ja metodat e zbulimit (video)

07.Dec.2014 10:29
0

Që nga viti 2009, policia kufitare në Preshevë ka parandaluar hyjren e 20000 emigrantëve nga vendet afro-aziatike.

Sipas informacioneve zyrtare. problemi i trafikmit të njerëzve është në rritje, e cila kryhet nga grupe të organizuara kriminale të kontrabandës.

Kufiri ruhet 24 orë nga patrullat e policisë kufitare nga qendra regjionale Rujan. Mbulohet zona kufitare shtetërore me një gjatësi prej 23 kilometra. Hyrjet e paligjshme më së shumti kryhen 15 kilometra në largësi nga autostrada ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.

Kontrabanda kryesisht bëhet me vetura, emigrantët vijnë me vetura nga ana e Maqedonisë, ku pastaj kalojnë në këmbë kufirin, ndërsa në Serbi ata i presin grupi tjetër i kontrabanduesve që i transportojnë deri në Preshevë dhe Vranjë, raporton TV AlJazzera.

Pas kësaj, emigrantët nisen në veri, drejt Kroacisë apo Hungarisë.

Lugina e Preshevës është destinacioni më i shpeshtë i emigrantëve ilegal me hyrjen e tyre në Serbi.

Në kodrën e Mamincës është e vendosur termokamera, e cila zbulon çdo lëvizje në afërsi të kufirit.

Kjo termokamerë lexon lëvizjet e njeriut deri në 10 kilometra. Me përdorimin e kësaj kamere është dyfishuar zbulimi i emigrantëve ilegal. Kur të zbulohet lëvizja e tyre, patrollës policore i lajmërohet për pozitën e tyre se ku janë.

“Ata janë problem i madh, veçanërisht në hapsirën ku gjendemi ne, 15 kilometra në lindje dhe perëndim nga autostrada ku kalon kufiri. Kjo është zona më e rrezikuar. Muajt e fundit është shenuar një rritje e emigrantëve që të tentojnë të hyjnë në teritorin e Serbisë” ka thënë Dragan Llazareviq, zëvendës kryeshefi i qendrës rajonale në Preshevë. /Titulli.com/

Halimi: Në Shqipëri nuk ka pakicë serbe
Vatra: Shefi i administratës së Gjilanit fyen rëndë qytetarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration