Luginë, Kryeministri Rama ju uron Vitin e Ri nga Beogradi (video)
Lokale

Luginë, Kryeministri Rama ju uron Vitin e Ri nga Beogradi (video)

17.Dec.2014 17:24
0
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, përmes një video mesazhi nga Beogradi ka uruar shqiptarët për festën e fundvitit.

“Gëzuar Vitin e Ri shqiptarëve që jetojnë këtu, atyre në Luginën e Preshevës, në Bujanoc dhe gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen në trevat jashtë Shqipërisë. Për shqiptarët në Shqipëri kemi kohë t’i urojmë, të paktën unë, nga Beogradi dhe jo nga Top Channeli, por nga “Top video selfie TV”, thuhet në mesazhin e Kryeministrit Rama të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri ishte në shoqëri të gazetarit të Top Channel, Idro Seferi, që siç e quan Rama, “valtarin – gojën e ujkut”.

“Sot ka qenë një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët. Urojë që sa herë të vijnë shqiptarët të vijnë me më pak tension dhe gëzuar Vitin e Ri për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, uron edhe gazetari i Seferi.

Kryeministri Edi Rama po qëndron në Beograd në ditën e dytë të samitit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Evropës Jug-lindore.

Ai, më herët gjatë ditës, duke mos harruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, kishte njoftuar se  nga Kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kërkuar rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.  /Titulli.com/

 

Preshevë: Të arrestuarit e dyshuar për vepër penale (foto)
Stankoviq: Kemi qenë pranë qytetarëve për 14 vite, bisedimet të vazhdojnë me Beogradin (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration