Linja ekspres vjen edhe në Preshevë
Kina, Serbia, Hungaria dhe Maqedonia ranë dakord për ndërtimin e linjave ekspres që do të lidhin portin grek të Pireut në jug me kryeqytetin hungarez Budapest në veri, duke u zgjatur më tej në kryeqytetin maqedonas Shkup, kurse përmes Preshevës duke përfunduar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Kjo linjë do të mbulojë një popullsi prej rreth 32 milionë njerëzish dhe do të bëhet pjesë e linjës së re hekurudhore për tregtinë mes Kinës dhe Evropës.
Li Keqiang vuri në dukje se BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe se potenciali i bashkëpunimit të investimeve dhe të tregtisë është shumë i madh.
“Në situatën kur rimëkëmbja e ekonomisë globale është e dobët, nxitja e liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimit të investimeve është një metodë e përshtatshme për t’i rezistuar presionit të uljes ekonomike. Kina shpreson ndërtimin e më shumë linjave ekspres mes Kinës dhe Evropës, për të zgjeruar bashkëpunimet kino-europian”, ka thënë kryeministri kinez. /Titulli.com/