Liderë të Luginës në shënimin e 724 vjetorit të shtetësisë së Zvicrës
Me ftesë të ambasadorit të Zvicrës në Beograd Jean-Daniel Ruch, liderët shqiptarë nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës kanë qëndruar sot në solemnitetin e përgatitur në shënim të këtij përvjetori.
(Në mes) Ambasadori Jean-Daniel Ruch gjatë qëndrimit në Bujanoc |
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri dhe kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa ishin pjesëmarrës në shënimin e 724 vjetorit të shtetit Helvetik i mbajtur në Beograd.
Titulli ka mësuar se në mesin e të ftuarve ishin edhe dy deputetët shqiptar Riza Halimi e Shaip Kamberi, ndërsa nuk munguan as zyrtarë të lartë shtetërorë e lokal nga Serbia./Titulli.com/