Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin
Kulturë

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

25.Mar.2021 09:23
0

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në prag të ditës së tij të lindjes, Ambasada e Çekisë në Tiranë organizoi një takim për ndikimin që vepra e Milan Kunderës ka në botë.

Në aktivitetin e moderuar nga ambasadori çek Jaroslav Ludva, morën pjesë regjisori dhe përkthyesi Pirro Milkani, përkthyeset e shkrimtarit në gjuhën shqipe, Mirela Kumbaro, Mira Meksi dhe Saverina Pasho, Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, si edhe përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Dituria”, Kristiana Golemi, e cila ka të drejtën e botimit të autorit në gjuhën shqipe.

“Një shkrimtar universal”, do ta quante Kumbaro, e cila sapo ka sjellë për lexuesin shqiptar veprën “Ngadalësia” – pas “Shakasë” dhe “Mosdijes”. “E gjithë letërsia e Kunderës ravijëzon një peizazh të jashtëzakonshëm ndjesish dhe ngjarjesh të transformimit njerëzor, ku mahnitja nga e zakonshmja bën thelbin e rrëfimit”, tha Bardhyli.

Takimi u përshëndet dhe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare përmes një letre të shkurtër: “Milan Kundera është një shkrimtar i madh i këtij shekulli. Jemi takuar disa herë në Paris, duke ndarë biseda për letërsinë. Shpirti i kulturës çeke ravijëzohet më së miri në veprat e tij, që do t’i kujtojnë gjithnjë botës atë çfarë komunizmi ishte për vendet që e jetuan atë. Librat e tij janë një betejë e përjetshme e njeriut me sistemin, një përshkrim i asaj çfarë totalitarizmi ishte për shumë vende”.

Milan Kundera, lindur më 1 prill të 1929 në Brno, Çeki. Jeton që prej vitit 1975 në Francë.

Është autor i shumë veprave, mes të cilave “Shakaja”, “Identiteti”, “Lehtësia e padurueshme e qenies”. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e tij nga Revolucioni Kadife në vitin 1989. 

Tre mënyra të thjeshta për të ulur tensionin në kushte shtëpie
Kandidatja për kryetare të Preshevës: PVD ka vija të kuqe me Arifin dhe Mustafën, nuk i votojmë për kryetarë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration