Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit në SHBA
Studentët e Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe, pasi zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një postim në rrjetet sociale.
“Këtë semester studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe. E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit”, thuhet në njoftimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.