Lëvizja për Bujanocin reagon pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë zbrazë Bujanocin”
Lokale

Lëvizja për Bujanocin reagon pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë zbrazë Bujanocin”

30.Apr.2024 07:48
0

Lëvizja për Bujanocin, organizim i ri politik që drejtohet nga Driton Rexhepi, ka reaguar pas marrëveshjes së subjekteve politike shqiptare PD-PVD-LPD që kanë paralajmëruar koalicion paszgjedhor në zgjedhjet lokale të 2 qershorit.

Reagimi i plotë i Lëvizjes për Bujanocin:

“Kokën së bashku”!..!

Për miletin a për vetin?

Me u pas bë bashkë për miletin, këta nuk ishte dashur me u nda se ishin bashkë.

Po edhe kur janë nda (përça e bë copa), e kanë bë për veten e jo për miletin.

Këta të njejtat faca jo që nuk kanë ndejt të bashkuar, por tani 22 vjetë kanë hudh gur në njëri tjetrin duke mbjellë urrejtje në popull duke e nda e përça duke e shēndrruar në armiqësi të skajshme.

E tani, kur 22 vjet e kanë shkretu , e kanë zbrazë Bujanocin, i paska ra në mend me u bë bashkë për shqiptari.

E deri tani a nuk ka pas shqiptari në Bujanoc? Apo ndoshta shqiptarët dhe shqiptarija po deshka veç ktyne dyve me ja ruajt postet, privilegjet, maskaralleqet, rrenat , hajnit……?

Pra, ky bashkim po bëhet këta me ndejt edhe katër vjet njëri në Beligrad e tjetri në Bujanoc, derisa të largohen të gjithë shqiptaret që:

1. Nuk kanë ku me u punësuar.

2.Nuk munden me i nxjerr dokumentet personale.

3.Deri sa të fshihen nga regjistri i vendbanimit.

4. Nuk mund ta perdorin gjuhën amëtare.

5.Nuk i pranohen diplomat.

6. Nuk kan tekste shkollore në gjuhën shqipe.

7.Nuk mund të zgjidhen gjyqtar e prokuror vetem se janë Shqiptarë.

8. E kanë vështirë me dal në pension se i nënshtrohen procedurave të veçanta.

9. Nuk kanë qasje në shërbimet katastrale.

10. Nuk kanë qasje në distribucion.

11. Nuk kanë qasje në FPI (PIO)…

A edhe pas këtyre dështimeve dikush po duhet me u kandidu për ta udhëhequr këtë vend…?!?

Dikush më pëshpëriti: ” Këta tha, edhe bukën e hajnë me marre”…!!

Si duket e vërtet kjo qenka!

Presidenti Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur (video)
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration