LB: Pa Luginën bisedimet Kosovë "“ Serbi të mangëta
Lokale

LB: Pa Luginën bisedimet Kosovë "“ Serbi të mangëta

09.Feb.2015 15:48
0
Lëvizja për Bashkim ripohon qëndrimin e saj se Kosova në bisedime me Serbinë ka hyrë e papërgatitur, sepse nuk është zhvilluar një debat i domosdoshëm i forcave politike të Kosovës dhe të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, që do të rezultonte me një platformë kombëtare për këto bisedime.

Kjo platformë pastaj do të duhej të miratohej nga Kuvendi i Kosovës.

“Lëvizja për Bashkim mbështet kërkesat e përsëritura të faktorit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që edhe Kosova Lindore të jetë e përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi”, thuhet në një komunikatë për media.

Lëvizja për Bashkim rithekson se Kosova me këtë agjendë dhe këtë format të bisedimeve do të dalë e dëmtuar.

“Dëmet do të jenë në drejtim të forcimit të jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës, pastaj dëme afatgjata dhe vështirë të riparueshme do të ketë edhe në veriun e Kosovës dhe në Kosovën Lindore”, thuhet në komunikatë./Titulli.com/

Kuizi "Lugina garon", aty ku sfidohen nxënësit e Luginës
Letër drejtuar Beogradit: Zgjidhje urgjente për problemet e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration