LB "e jep" veriun për Luginën
Lokale

LB "e jep" veriun për Luginën

25.Sep.2012 16:06
0

Lëvizja për Bashkim është për ndryshimin e kufijve, duke i dhënë tri komunat e pjesës veriore të Kosovës dhe duke marrë tri komunat e Kosovës Lindore. Këtë ide ata e kanë përkrahur, duke thënë se kjo kërkesë është e popullsisë shqiptare të cilët jetojnë në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ndërkohë, drejtuesit e Shoqatës “Vatra” vazhdojnë me kërkesën e tyre që në rast se bisedon Kosova me Serbinë të futet në agjendë edhe Kosova Lindore, në mënyrë që t’i bashkohet trojeve shqiptare, raporton kosovapress Pas një takimi që kanë zhvilluar të martën, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka thënë se është arritur një përfundim që në bisedimet e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, në asnjë mënyrë, çështja e Kosovës Lindore të mos mbetet e pa trajtuar.
Sipas tij, padrejtësisht kjo çështje është heshtur edhe nga institucionet tona, edhe nga institucionet ndërkombëtare, e edhe nga Serbia. Klinaku ka thënë se çështja e tri komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan është e pashmangshme me tri komunat në jug të Serbisë në Kosovën Lindore, prandaj edhe zgjidhjet duhet të gjenden në këtë situatë./Titulli.com/
Pozitë-opozitë, “finalja” e së premtes në Bujanoc
Lista përfundimtare e bursistëve të Trupit Koordinues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration