titulli.com
Lokale

Largohen mësimdhënësit fetar nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”

19.Nov.2012 14:07
0
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc,  reagon ashpër për largimin e dy profesorëve të mësimit fetar në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Në reagimin e këtij institucioni fetar që ka mbrri në adresë të Titullit thuhet se janë larguar prof. Ragmi Destani magjistër i teologjis  dhe prof. Sevder Bajrami teolog i diplomuar, i cili për 11 vite me radhë punuan në këtë shkollë duke dhënë një kontribut shumë të madh dhe me sukses  kanë kryer këtë përgjegjësi. "Largimi i tyre vijë me vendimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Serbisë Adem Zilkiq, e me kërkesë dhe iniciativ të  Nexhmedin Saqipit imam në Xhamine e Re në Tërnoc", thuhet në reagimin e KBI-së "Nexhmedin Saqipi bashkë me Adem Zilkiqin, në mënyrë cinike ka tre vite që mundohen për ndërhyrje në mësimin fetar në komunën e Bujanocit dhe këtë i’a arrin vetëm këtë vit duke ndërhyrë në listën e Këshillit të Bashkësisë Islame rreth mësimdhënësve fetarë në Bujanoc. Në listën e fundit nuk korrespondonin emrat e Ragmi Destanit dhe Sevder Bajramit, çka do të thotë se largohen nga mësimdhënia e lëndës fetare duke mos dhënë asnjë arsyeje për largimin dhe duke hedhur poshtë kontributin e të dyve në avancimin e nxënësve në lëndën fetare që nga viti 2001 e deri në vitin 2012", nënvizohet në reagim. KBI vlerëson se, Magjistër Ragmi Destani dhe Sevder Bajrami teolog i diplomuar, kanë dhënë një kontribut të madh në përgatitjet e planprogrameve dhe teksteve për katër vitet për nxënësit e shkollës së mesme dhe përkthimin e librave për tetë klasët e shkollës fillore. "Andaj, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, konsideron se largimi i tyre është i manipuluar dhe cinik, dhe kërkojmë që sa më shpejt të merren masa nga organet kompetente shtetërore dhe komunale që këta dy kontribuues të kthehen në mësimdhënie sepse me largimin e dy profesorëve të tillë të lëndës fetare më së shumti dëmtohen nxënësit dhe mësimi fetar në tërësi", pwrfundon reagimi i KBI-së me seli në Bujanoc./Titulli.com/
Edhe një derë e hapur në Tiranë për studentët e Luginës
Pandeli Majko, menxi i mbanë lotët gjatë vizitës në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration