Lëndohen dy policë në aksionin për të ndaluar emigrantët, në Samolicë dhe Vranjë (foto)
Lokale

Lëndohen dy policë në aksionin për të ndaluar emigrantët, në Samolicë dhe Vranjë (foto)

30.Nov.2014 13:15
0
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në mbrëmjen e së shtunës në Vranjë si dhe në fshatin Samolicë të Komunës së Bujanocit, kanë ndaluar rrjetin e kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm, shtetas të vendeve afro-aziatike.

Me urdhër të zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, gjashtë të ndaluarve i është caktuar masa e mbajtjes deri në 48 orë. Në këtë aksion janë lënduar dy policë.

Policia ndaloi katër automjete (dy vetura, një furgon dhe një kamion) me targa të falsifikuara ku janë zbuluar 90 persona të cilët ilegalisht e kishin kaluar kufirin Maqedoni-Serbi.

Me automjetet drejtonin M.P (1979) dhe J.S. (1973), ndërsa mbështetje logjistike  veturave po i jepnin S.M. (1972), B.M. (1966) dhe J.M. (1991).

“Në momentin që veturat janë ndaluar në Vranjë, në tentim për të ikur, J.M. me veturë ka goditur dhe lënduar dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve po mbahet në spital, kurse polici tjetër është lëshuar për shërim në shtëpi. Të gjitha makinat përkohësisht janë marrë”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar në adresën e portalit informativ Titulli.com.

Kundër pesë të dyshuarve është ngritur padi për shkak të dyshimit se kanë kryerë vepër penale, kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me njerëz, përveç kësaj, kundrejt M.P., J.S. dhe D.S. është ngritur akuzë për shkak të veprës penale falsifikim të dokumenteve, ndërsa J.M. ka padi penale për sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare./Titulli.com/

Lirim Jakupi përjetoi të gjitha burgjet, tash akuzohet edhe nga EULEX-i
Shqiptarët në Serbi, pakica më e diskriminuar në Evropë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration