Kuvendi i Bujanocit aprovon propozimin për shpalljen “Qytetar nderi”, ministrin Gent Cakaj
Këshilltarët e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit në seancës e katërt votuan propozimin për shpalljen “Qytetar Nderi”, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
“Mbështetja e tij e pashoq për komunën e Bujanocit dhe qytetarët e saj në fusha të ndryshme dhe bashkëjetësimin e vlerave pro-evropiane e bëjnë “Qytetar Nderi” për nderin e respektin që ia kushtojë një komune të vogël e krejt të harruar nga gjithë ata që kishin obligime institucionale për ta mbështetur.Duke pasur parasysh angazhimin dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat e tjera, besoj dhe jam i bindur se Ministri Gent Cakaj është i denjë të jetë mbajtës i titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit”, theksoi mes tjerash Enver Ramadani, kryetar I kuvendit komunal.
Me 25 vota për asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur o votua ky propozim që duhet të miratohet nga ministria përkatëse e Republikës së Serbisë./Titulli.com/