Lokale
Kush ishte Abdullah Krashnica-Presheva, si vdiq ai?
Më 15 mars 2012 u mbushën 95 vjet që u lind Abdullah Krashnica-Presheva, një patriot dhe atdhetar i devotshëm i popullit shqiptar, i njohur jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe më gjërë, në Anamoravën e Gjilanit dhe në Luginën e Vardarit(Kumanovë e Shkup).
Abdullah Krashnica u lind në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare.
Presheva, gjithmonë mori pjesë në të gjitha Lëvizjet kombëtare dhe gjithëherë i pati përfaqsuesit e saj në Lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare.
Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë.Qysh në vegjëli u desht të kujdeset për familjen dhe shtëpinë.
Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci.
Më vonë hapi një dyqan me Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarise se tij patriotike në Preshevë e më gjërë.
Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një radio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjërë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë.
Abdullah Krashnica vdiq më 15 mars të vitit 1945, në Spitalin e Shkupit. Për vdekjen e tij në Preshevë e më gjërë qarkullojnë opinione të ndryshme.
Njëra palë, vdekjen e Abdullahut e lidhin me sëmundjen e tifosë, ndërsa pala tjetër me vrasje dhe helmim të tij.
Për të mësuar më shumë rreth vdekjes si dhe jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës, kliko këtu./ Xhemaledin Salihu/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!