Kurti dhe Mustafi nënshkruan memorandumin për përkrahjen shqiptare në Luginë të Preshevës
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Ragmi Mustafi në mënyrë solemne kanë nënshkruar sot në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti, anëtarët tjerë Enkel Rexhepi, Liridona Zuka dhe të tjerë.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi:
HISTORIKE
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës!
Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës pata nderin më të madh të jetës sime, nënshkrimin e Memorandum të Bashkëpunimit me Republikën e Kosovës.
Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.