Kur është afati i konfirmimit të mandatit për anëtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar (ligji)
Rezultatet e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar janë konstatuar nga komisioni Republikan i Zgjedhjeve më 17 nëntor 2022, shkruan Titulli.com
Sipas këtij rezultati, shqiptarët numërojnë 15 anëtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar ndërsa seance konstituive do të duhej të mbahej brenda 20 ditëve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Sipas ligjit për Këshillat Kombëtar të Pakicave në Serbi neni 109a, seanca konstituive e këshillit kombëtar thirret nga ministri, në mënyrë që të mbahet brenda 20 ditëve nga përcaktimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
Ligji më tej sqaron se në seancën konstituive konfirmohet mandati i anëtarëve të këshillit kombëtar.
“Konfirmimi i mandatit të anëtarit të këshillit kombëtar bëhet në bazë të certifikatës së zgjedhjes si anëtar i këshillit kombëtar dhe vendimit për caktimin e mandatit të anëtarëve të këshillit kombëtar”, thuhet në ligjin për Këshillat Kombëtar të Pakicave në Serbi neni 109a, përcjellë Titulli.com.
Pavarësisht bisedimeve mes lista pjesëmarrëse në këto zgjedhje akoma nuk ka ndonjë marrëveshje mes tyre për formimin e shumicës së qeverisëse dhe zgjedhjeve të organeve drejtuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Në zgjedhjet më 13 nëntor për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë votuar 13.841 qytetarë dhe renditja e listave shqiptare është Partia Demokratike 2 mandate, Partia për Veprim Demokratik 5 mandate, Lëvizja e Progresit Demokratik 2 mandate, Alternativa për Ndryshim 5 mandate dhe Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat./Titulli.com/