titulli.com
Lokale

Kundër reagim: Dezerterët partiak nuk i shërbejn askujt

07.Jul.2012 23:13
0
Lëvizja e Progresit Demokratik-Kumtesë; Lëvizja e Progresit Demokratik, largimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, e vlerëson si një proces normal të jetës sonë politike plurale. Nga subjektet e mëdha e të organizuara mirë, është krejt e natyrshme të shkëputen grupe individësh e madje edhe funksionerësh për t’iu bashkangjitur ndonjë subjekti tjetër politik, ose për të krijuar ndonjë subjekt tjetër të ri. Arsyet e largimit të Shefket Jakupit të bërë publike nëpër disa portale informative, nuk qëndrojnë aspak. Largimin nga partia sekretari nuk mund ta arsyetoj me përgjegjësinë ndaj elektoratit, kinse sipas tij nuk e kanë dhënë votën, për të mbetur në opozitë. Ne kemi shumë parti politike opozitare jo vetëm në rajonin e Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë, të cilat nuk e kanë tradhtuar votën e elektoratit, por përkundrazi me dinjitet i kanë shtruar kërkesat  e tyre në parlament. Nuk është aspak e drejtë dhe e moralshme të thuhet se për “interesa individësh nuk do të qëndrojë në këtë subjekt politik në rolin e opozitës”. Shefket Jakupi, ka qenë më i përkëdheluri dhe më i privilegjuari në LPD. Që nga viti 2002, ai, ka gëzuar postin e sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik, po ashtu që nga viti 2002-2008 ka qenë anëtar i Këshillit Komunal si dhe sekretar në Komisionin Zgjedhor Komunal e komisione të tjera të panumërta. Shefket Jakupi, nuk ka cka të brengoset për elektoratin e LPD-së, nga se ai ka vite që jeton në Gjilan dhe kryen disa punë profesori e kontabilisti në Bujanoc dhe për interesa të ngushta personale është në gjendje të kaloj prej një partie në tjetrën pa ndonjë problem. Dezertorët partiak nuk i shërbejnë asnjë partie politike, të cilat përkundrazi do të lirohen nga njerëzit e tillë, të cilët janë mësuar me shantazhe të ndryshme t’i bllokojnë proceset politike për interesa personale. Lëvizja e Progresit Demokratik, nuk e ka “sefte” dukurinë e dezertimit. Nga ky subjekt janë larguar edhe individë si ky Shefket Jakupi, por LPD asnjëherë nuk është lëkundur, por ka dalë më e konsoliduar dhe më e fortë në fushën e realizimit të veprimtarive me interes qytetar e kombëtar. Nga kryesia e LPD-së, Jonuz Musli kryetar

 

"100 vjet shtet Shqiptar", kremtohet edhe në Luginë
Implementohen dy projekte në Miratoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration