Kujdes me veturat e Luginës në Kosovë:  Nga sot, gjoba për ata që nuk vendosin etiketa në targa
Lokale

Kujdes me veturat e Luginës në Kosovë: Nga sot, gjoba për ata që nuk vendosin etiketa në targa

08.Oct.2021 11:49
0

Duke filluar nga sot Policia e Kosovës do të gjobisë të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do ta zbatojnë vendimin për vendosjen e etiketave në targat e lëshuara nga Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobisë ata.

Një numër i madh i shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë mundë të jenë cak i policisë së Kosovës, transmeton Titulli.com.

Ky vendim i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës.

Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj, pas së cilës periudhë pritet të dilet me rekomandime se si të shkohet përpara./Titulli.com/

KKSH nis procedurat për themelimin e Entit për Kulturën Shqipe në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration