Kryetari i Preshevës Arifi, pjesë e takimit të Samitit Urban në Bruksel
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka shkruar se ka marrë pjesë në një takim kryetarësh nga vende te ndryshme në Brukesl
"Në Bruksel, gjatë takimit të Samitit Urban, bashkë me kryetarët e qyteteve nga mbarë bota, diskutuam se si mund të përmirësojmë kapacitetin e qyteteve për të luajtur një rol në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, e gjithashtu të shikojmë se si të zhbllokohet potenciali i plotë i qyteteve në arenën ndërkombëtare, lidhja e tyre me demokracinë, paqen dhe përgjigjet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe barazinë sociale", ka shkruar Arifi në Facebook.