Lokale
Kriminaliteti shqiptar dhe serb, objektiv i policisë në Bujanoc e Preshevë
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se stacionet policore në Bujanoc e Preshevë kanë ngritur padi gjyqësore kundër një grupi shqiptarë dhe serb të cilët dyshohet se kanë plaçkitur tre shtetas të Iranit.
Të dyshuarit nga komuna e Bujanocit janë Dejan M. (25) nga Levosoja , Ivan V. (20) nga fshati Davidovc si dhe Miroslav D. (26) nga Vrtogoshi i poshtëm.
Ndërsa të dyshuarit nga Presheva Bajram A. (42) nga Miratoca, Labinot M. (25) nga Zhunica, Sefer D. (37) nga Presheva.
Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës i kanë gjetur tre shtetasit nga Irani, në fillim duke ushtruar dhunë fizike mbi ta i kanë plaçkitur duka ia marrë paratë, stolitë, telefonat mobil dhe gjërat tjera.
Të dyshuarit Labinot M, Dejan M, Ivan V dhe Miroslav D. janë dërguar tek gjykatësi hetues në gjyqin e Vranjës, i cili i ka caktuar paraburgim një muaj, ndërsa Bajram A. dhe Sefer D. janë arratisur dhe policia është në kërkim të tyre./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!