Lokale
Krasniqi: Mos e prekni lapidarin
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Serbisë, Ivica Daciq, i cili ka kërcënuar se do ta largojë me dhunë lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, të vendosur para Kuvendit Komunal të Preshevës. Ai e ka paralajmëruar Daciqin që mos ta prek lapidarin e dëshmorëve.
Krasniqi ka thënë se kërcënimet e Daciqit e dëmtojnë dialogun e nisur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mënyrë që të kundërshtohet Beogradi, Krasniqi thotë se duhet reciprocitet në kërkesat e qytetarëve të veriut të Kosovë me ato të shqiptarëve të jugut të Serbisë, territor që ai e quan ndryshe.
“Duhet parë sigurisht me reciprocitet në mënyrë të veçantë me atë që ata po kërkojnë për serbët e pjesës veriore të Kosovës, natyrisht edhe ne duhet ta kemi parasysh shqiptarët e pjesës lindore të Kosovës”, ka thënë Krasniqi, raporton Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për deklaratat e kryeministri të Shqipërisë, Sali Berisha, për ligë unike të futbollit dhe ato të Aleancës Kuq e Zi për Bashkim Kombëtar, deklarata të cilat Krasniqi i quan folklor politik me qëllime elektorale, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se duhet të këtë veprime konkret e pastaj të vijë deklaratat pas veprimeve”, tha Krasniqi, duke shtuar se janë vetë politikanët që e kanë penguar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Faj është i politikës që ka marrë përgjegjësi me krye punë sipas kushtetutave dhe ligjeve që i kemi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nuk është kundër bashkimit kombëtar, por kjo gjë duhet të kërkohet në bazë të rrethanave të krijuar politike në Ballkan. /Titulli.com/
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!