Kosovë, arrestime për incidentin në Dobrosin
Lokale

Kosovë, arrestime për incidentin në Dobrosin

04.Jul.2012 08:26
0
Dy persona akuzohen për përfshirjen në incidentin mes Kosovës dhe Serbisë
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se dy persona janë dërguar në paraburgim, nën dyshimet për përfshirje në një incident të pasqaruar në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tre të tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat. Të gjithë këta, janë arrestuar më 1 korrik nga policia e EULEX-it dhe janë akuzuar për siç thuhet, “kryerje të veprës terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, nën dyshimet për të shtëna në një postbllok të policisë serbe. Më 28 qershor, autoritetet serbe thanë se një pjesëtar i policisë së Serbisë, është plagosur lehtë në një incident në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Policia serbe tha se “sulmues të panjohur kanë shtënë me armë automatike mbi postbllokun e policisë në afërsi të kufirit me Kosovës”. Kjo është hera e dytë në dy muajt e fundit që raportohet për sulm në të njëjtin vend. Më 17 maj, policia serbe tha se postblloku u qëllua me armë nga drejtimi i Kosovës, por sulmi kaloi pa pasoja në njerëz./Titulli.com/
Analizë: A mund Bujanoci të krahasohet me ndonjë komunë në Veri të Kosovës?
Vatra feston 7 vjetorin, rrugëtimi vazhdon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration