Kosova e gatshme të ndihmojë Luginën në fushën e arsimit
Lokale

Kosova e gatshme të ndihmojë Luginën në fushën e arsimit

10.Feb.2015 11:31
0
Një delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i drejtuar nga kryetari Jonuz Musliu dje realizoi një takim në Prishtinë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.

Kryetari, Musliu paraqiti para ministrit gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës të cilën e cilësoi po me “të njëjtën gjendje të arsimit në Kosovë gjatë viteve 90-ta në shumë aspekte”.

“Presim me padurim që bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në një nivel rajonal me rezultate konkrete, patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogun në Bruksel me Beogradin e ka fuqinë e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu.

 Ministri Bajrami mirëpriti delegacionin nga Lugina e Preshevës duke shpreh gatishmërinë për të ndihmuar arsimin në këtë rajon.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të  Kosovës  kërkoi që në dialogun Kosovë – Serbi të bisedohet për problemet e arsimit në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës, të arrihet marrëveshje e përhershme për përdorimin  e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për mësimin parashkollorë, fillorë dhe të mesëm në Luginën e Preshevës, trajnim profesional të kuadrit arsimor, në radhë të parë  për  historinë, kulturën dhe traditat shqiptare (Trajnim për arsimtarët e mësimit klasorë dhe lëndorë për shkollat fillore e të mesme), në dialogun Kosovë-Serbi te kërkohet njohja e diplomave nga shteti Serb, të lëshuara nga Universitetet e Kosovës konform standardeve evropiane për arsim sipas Deklaratës së Bolonjës, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KKSH.

Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes kumtesës njoftoi se zgjedhja e aplikuar nga SPARK-u  nuk ka prodhuar efektet e dëshirueshme, për më tepër marrëveshja mbi akreditimin e këtyre Diplomave nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë është anuluar si “kundër kushtetuese dhe antiligjore.

Nga  Ministria e Arsimit të ë Kosovës sa më parë të jetë e mundur të organizoi programin e AKM (Aftësimi i kuadrove të mësimdhënies) edhe në Preshevë gjithashtu është kërkuar edhe të sigurohen nga katër ekzemplarë të teksteve mësimore për lëndët e shkollave fillore dhe të mesme që mësojnë nxënësit në Kosovë ku pastaj do t’i  dërgohen për miratim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Beograd./Titulli.com/

 

 

Vlen të theksohet se gjatë takimit përveç tjerash u kërkua nga Ministri Bajrami ta vizitoi Luginën e Preshevës me ç`rast ai premtoi se në një të ardhme të afërt do ta realizoi.

Minatorët e Medvegjës sot në protestë para Qeverisë së Serbisë
Kamberi në Parlament: Kur do ta ktheni lapidarin e UÇPMB-së dhe të emëroni inspektorin e arsimit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration