Kontrolloni: Sytë zbulojnë nëse keni koronavirus
Trupi dhe shëndeti

Kontrolloni: Sytë zbulojnë nëse keni koronavirus

26.Mar.2020 14:02
0

Sytë e kuq mund të jenë shenjë se një pacient është infektuar me koronavirus, sipas infermierëve dhe mjekëve, raporton Nypost.com.

“Është diçka që e kam parë personalisht. Pacientët kanë sy sikur të ishin me alergji. Pjesa e bardhë e syrit nuk është e kuqe. Është më shumë si ata që kanë një hije të kuqe në pjesën e jashtme të syve”, tha Chelsea Ernest, motër medicinale.

“Ne kishim pacientë që kishin vetëm sy të kuq si e vetmja simptomë që pamë dhe kur shkoi në spital ai vdiq”, shton ajo.

Akademia amerikane e oftalmologjisë ka paralajmëruar se ka raporte që koronavirusi është i shoqëruar me konjunktivitet, i cili mund të shkaktojë skuqje në sy, raporton CNN.

Është urdhëruar që të gjitha operacionet okulistike në SHBA të ndërpresin operacionet dhe të pranohen vetëm rastet urgjente.

Kohët e fundit, studiuesit kanë bërë zbulimin befasues se humbja e shijes dhe aromës mund të jetë një shenjë paralajmëruese kryesore për bartësit e koronavirusit.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration