Konçuli, më 10 dhjetor me menaxhim të integruar të kufirit
Lokale

Konçuli, më 10 dhjetor me menaxhim të integruar të kufirit

24.Nov.2012 11:09
0
Shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet teknike me Prishtinën, Dejan Paviqeviq ka deklaruar se janë duke u bërë përgatitjet për vendosjen e objekteve montuese në vendkalimet kufitare. Ai ka thënë se punët do të jenë të gatshme deri më 10 dhjetor, kur duhet të fillojë të përmbushet plotësisht Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM). Ai ka folur edhe për pakënaqësinë e serbëve të veriut të Kosovës në lidhje me vendosjen e këtyre objekteve në Jarinje, Merdar dhe Konçul, shkruan Koha. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me serbët ne veri dhe e kuptoj brengën e mosbesimin e tyre, por po përpiqemi që t’ua shpjegojmë se kjo do të funksionojë dhe nuk do të sjellë kurrfarë çrregullimi. Madje mund të jetë më lehtë dhe do të ndjehet më pak ndasia ndaj pjesës tjetër të Serbisë”, është shprehur Paviqeviq. Ai ka theksuar se në Bruksel këtë javë është biseduar për zbatimin e IBM-së. Sipas tij, raundi i ri i bisedimeve do të jetë në javën e ardhshme, ndërkaq kur të mbarojë dialogu për IBM-në, ai ka thënë se do të nisin bisedimet për telekomunikacionin dhe energjetikën./Titulli.com/
Dështon Kuvendi i Luginës, “fajet ulësja”!
Stankoviq takon ambasadorët, kërkon sjellje të përgjegjshme në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration