Konçul, nisin përgatitjet për IBM-në
Lokale

Konçul, nisin përgatitjet për IBM-në

16.Dec.2012 16:53
0
[caption id="attachment_46414" align="alignleft" width="251"]Foto ilustruese Foto ilustruese[/caption] Serbia fillon punimet në pikën kufitare në Konçul të Komunës së Bujanocit, për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM). Dy ditë pasi pala kosovare filloi punimet në pjesën e saj për rregullimin e kufirit për IBM-në, sot edhe pala serbe ka filluar të punojë në këtë pikë kalimi, raporton Titulli. Punimet janë duke u zhvilluar rreth 2 kilometra nga pika kontrolluese aktuale në Konçul, në vendin e njohur si “Çeshma e Eminit”. Për dallim nga pala kosovare që punimet i filloi me një ekskavator, pala serbe si duket ka marrë më seriozisht këtë detyrë. Ata kanë angazhuar disa makineri, përfshirë edhe ekskavator në mënyrë që punimet të kryhen në afatin e paraparë. Kalimtarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit që sot kaluan në pikën kufitare në Konçul  i thanë Titullit se punimet që kanë filluar janë të një intensiteti më të lartë se ato që po i zhvillon pala kosovare. Vlen theksuar se në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Merdarë nga 10 dhjetori ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje për dy pikat tjera në Brnjak dhe Konçul është paraparë të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti./Titulli.com/
Medvegjë: Ndërrimi i kryesisë së KBI-së, sjell rezultatet e para
“Vende të lira të punës, bursa, aksione vullnetare...”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration