Komuna e Bujanocit shpërblen me 24 mijë dinarë nxënësit më të dalluar të gjeneratës
Dymbëdhjetë nxënësit më të mirë të gjeneratës, dhjetë prej të cilëve nga shkollat fillore dhe dy nga shkollat e mesme, ishin mysafirë të kryetarit të komunës së Bujanocit.
"Të shoqëruar nga drejtorët e tyre, ata u pritën nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili në shenjë mirënjohje për suksesin e tyre në mësime ka vendosur që t'i shpërblejë këta nxënës me nga 24.000 dinarë (200 €) secilin", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanoct të publikuar në facebook.