Lokale
Komuna e Bujanocit në shërbim të mediave të pavarura
Komuna e Bujanocit në buxhetin e sapo miratuar për vitin 2013 ka bërë një përparim të dukshëm në trajtimin e mediave të pavarura.
Kështu, pushteti lokal ka paraparë që për shërbimet e emetimit dhe të editimit për vitin e ardhshëm të ndaj rreth 5.5 milionë dinarë, apo 3.5 milionë më shumë sesa që ishin të parapara për vitin 2012.
Fillimisht pas seancës së Këshillit Komunal, për mediat e pavarura ishin paraparë të rezervohen rreth 4.5 milionë dinarë, mirëpo me propozimin e Partisë Demokratike gjatë seancës së Kuvendit Komunal, kjo shifër u shtua edhe për një milion dinarë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka arsyetuar mjetet e parapara për mediat e pavarura si nevojë e qytetarëve për të jenë sa më të informuar për ndodhitë për dhe rreth komunës nga njëra anë, si dhe domosdoshmërinë e pushtetit lokal për sa më tepër transparencë nga ana tjetër.
“ Mediat janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e një shoqërie demokratike “, është shprehur Arifi.
Nga ana tjetër edhe drejtuesit e mediave lokale kanë ngelur të kënaqur me vendimin e sotëm të pushtetit lokal.
Për drejtorin e Rtv Spektri, Jeton Ismaili, vendimi i sotëm i Kuvendit Komunal të Bujanocit por edhe ai paraprak i Këshillit Komunal kanë lënë të kuptojnë se komuna jonë përfundimisht është shprehur e gatshme që të zhvilloj pluralizmin medial si dhe të bashkëpunojë me profesionalizmin në lëminë e gazetarisë.
“ Komuna e Bujanocit në këtë përbërje ka arritur në mënyrë të shkëlqyeshme të krijoj baraspeshat në tregun medial dhe me këtë akt ka bërë hapin e madh konform strategjisë mediale që është standard i Bashkimit Evropian “, është shprehur Ismaili.
Ismaili thotë se me qëndrimin e KK-së do ta informoj departamentin e mediave pranë OSBE-së, ngase një hap i këtillë i pushtetit të Bujanocit është konform politikave të kësaj organizate për evaluimin e mediave.
Edhe për drejtorin menaxhues të portalin e pavarur informativ Titulli.com, kjo përbërje e pushtetit lokal ka arritur të dëshmojë se nuk është për diskriminimin e mediave edhe pse vet nuk është themelues i tyre.
“ Përkundrazi, shumica parlamentare tregojë qartë se përkrah mediat e pavarura duke i trajtuar ato si bazament të ruajtjes së vlerave demokratike “, është shprehur Saqipi.
Në seancën e sotme të KK të Bujanocit ndodhi edhe një dukuri mjaft ironike.
Këshilltarët e PVD-së në vend se të lobojnë në favor të mediave të pavarura propozuan që pozicioni buxhetor për emetim dhe botim të pakësohet dhe që mjetet të dedikohen diku tjetër.
Një ideologji e tillë e PVD-së për mediat e pavarura vërtetë nuk do koment./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!