Kompania shqiptare "Saba Bellça", më e mira në Jug të Serbisë
Kompania private "Saba Bellça" nga Presheva është radhitur nga Ministria e Ndërtimtarisë dhe Transportit e Republikës së Serbisë, si firma e parë në listën e "bardhë"të Rrethit të Pçinjës, duke zënë pozitën e 106.Në këtë listë pozitive të ministrisë janë radhitur 14 kompani, derisa në listën e “zezë”, që është negative, vetëm pesë ndërmarrje.
Ministria ka formuar listën e “bardhë” dhe të “zezë” të ndërmarrjeve të cilat merren me projektimin, punimet dhe mbikëqyrjen në fushën e ndërtimtarisë, në bazë të kriterijumeve që lidhen me veprimtarinë e tyre, punësimin dhe të ngjashme, transmeton Titulli.
Në krye të kësaj liste, nga rajoni i Jugut të Serbisë, që përfshinë Rrethin e Pçinjës, në mesin e tyre edhe komunat Bujanoc dhe Preshevë, kryeson kompania shqiptare nga Presheva, “Saba Bellça”.
Lista e bardhë për Rrethin e Pçinjës:
106. SABA-BELÇA - Preshevë
133. ELBA - Vranjë
136. NP DREJTORATI PËR NDËRTIM, TOKË NDËRTIMORE DHE RRUGË KOMUNA E SURDLICËS
140. KUPININCE - Vranjë
142. NP DREJTORATI PËR NDËRTIM, TOKË NDËRTIMORE DHE RRUGË – VLLADIÇKI HAN
151. TEHNOGRADNJA - Vladiçki Han
157. HANPUT PLUS - VladiÄin Han
180. LAV MIROSLAV NIKOLIĆ - Vranjë
196. SCS RS - Vranjë
210. GZT - Surdulica
240. ARSO-COM - Preshevë
276. BINTA - Vranjë
295. TRGOFIM - Trgovisht
Lista e zezë e ndërmarrjeve:
447. PERSONALIT - Vladiçki Han
468. TRGOSHPED - Trgovishte
475. ALKE CONSTRUCTIONS - Vranjë
535. MILIKAT CONSTRUCTION - Vranjë
536. DIAMANTOPOULOS-DOMIKI - Vranjë