Kolona deri në 800 metra te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka krijuar fluks të madh të makinave, duke shkaktuar edhe kolona të gjata nëpër kufij.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, momentalisht pika kufitare më e ngarkuar është ajo e Dheut të Bardhë dhe në Merdarë, ku pritjet janë deri në 70 minuta, përkatësisht 60.
Sipas QKMK-së, te Dheu i Bardhë kolonat kanë arritur deri në 800 metra, ndërsa te pika kufitare në Merdarë kolona deri në 200-300 metra.
Pritje prej 40 minutash ka në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku kolonat kanë arritur deri në 200 metra.