Lokale
KKSH shpalosë të arriturat, e hapur për bashkëpunim me pushtetet lokale (video)
Gjatë konferencës për gazetar të mbajtur sot në Bujanoc, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka paraqitur të arriturat e këtij organi gjatë vitit 2012
Vitin që po e lëmë pas për KKSH-në ishte shumë i ngjeshur, me organizime në katër fushat që ky organ vepron, në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
Kryetari Beqiri duke numëruar të arriturat në fushën e arsimit siç ishin sigurimi i teksteve të shumta në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore, vlerësoi si të arriturën më të madhe për vitin 2012.
“Numërova shumë projekte mirëpo më shumë jemi përcaktuar në lëmin e arsimit, pasi që lëmia e arsimit është më e ndjeshme tek shqiptarët. Kemi arrit që prej zeros sot ti kemi 57 libra për nxënësit dhe arsimtarët”, theksoi me këtë rast Beqiri, transmeton Titulli.
Ai u ndal edhe tek mungesa e bashkëpunimit në mes të pushteteve lokale dhe KKSH-së, duke i numëruar edhe problemet që krijohen me rastin e emërimeve të drejtorëve dhe këshillave të shkollave, që sipas Beqirit duhet të marrin edhe pëlqimin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
“Komuna e Preshevës nuk e ka ndihmuar financiarisht KKSH-në, ndërsa ajo e Bujaocit me një shumë simbolike, ndërsa tani KKSH ka përkrahje të gjerë edhe nga ambasadat më të fuqishme”, u shpreh Beqiri i cili mendon se pushtetet duhet të mendojnë më mirë për një bashkëpunim të ndërsjellë.
“Nëse mendon që pushteti lokal ta injorojë KKSH-në, këtë Këshillë e përkrahin ambasadat më të fuqishme, institucionet ndërkombëtare, dhe unë i kërkojë publikisht bashkëpunim pushteteve lokale se edhe ata duhet të më afrojnë mua bashkëpunim por jo në formën si po ndodhë me Kuvendet Komunale”, theksoi Beqiri.
Për vitin 2013 ky organ shqiptar ka plane të shumta, por me prioritet është dita e 28 nëntorit, që të shpallet si ditë kombëtare dhe në këtë ditë të mos punohet në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës.
Gjatë konferencës së sotme Beqiri u shoqërua edhe nga Hamdi Fejzullahu kryetar i këshillit ekzekutiv të KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë është themeluar më 3 korrik të vitit 2010.
Në fund të konferencës për shtypë ishte përgatitur edhe një koktej për gazetarët./Titulli.com/
http://youtu.be/MdQRM5SV7xU
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!