Lokale
KKSH nuk do të "ndryshojë" flamurin, dënon rrënimin e lapidarit
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc dënon tentimet për mohimin dhe shtrembërimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Duke pasur parasysh kompetencat e KKSH-së dhe ligji mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale që në thelb garanton ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të pakicave kombëtare, KKSH dënon çfarë do tentative që ka për qëllim mohimin dhe shtrembërimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet në kumtesën e KKSH-së e cila u lëshua pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, transmeton Titulli.
Ky organ poashtu dënon rrënimin e lapidarit si dhe vizitën e kryeparlamentarit serb i cili u shoqërua edhe me heqjen e flamurit kombëtar në Dobrosin të Bujanocit.
“Vizita e kryeparlemtarit të Republikës së Serbisë njësisë speciale anti-terroriste Xhandarmërisë e shoqëruar me demolimin e lapidarit në varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së me heqjen e flamurit në Dobrosin, KKSH shpreh indinjatën e thellë dhe dënon ashpër aktet e tilla që në esencë kanë mohimin e historisë bashkëkohore dhe shkeljen mbi vlerat e identitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
KKSH, gjithashtu dënon ashpër deklaratat kërcënuese të kreut të qeverisës së Serbisë rreth lapidarit në komunën e Preshevës që janë inkurajuese për nxitjen e dhunës dhe tensioneve ndërnacionale në këtë rajon.
Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjitha subjektet politike në unitet dhe reagim demokratik në cenimin e vlerave dhe shprehjes së identitetit të shqiptarëve.
KKSH konsideron se vetëm bashkërisht me mjete politike në mënyrën më demokratike e civilizuese mundë të ruhet dhe avancohet identiteti kombëtar i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/
_________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!