Lokale
KKSH kërkon fuqizimin e institucioneve rajonale
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, priti në zyrat e KKSH-së zv/Ambasadorin e Zvicrës, Jean-Luc Oesch dhe Menaxherin e EU PROGRES Grem Tindal. Partneriteti Evropian– EU PROGRES ka për qëllim rritjen e stabilitetit dhe zhvillimit shoqëroro-ekonomik. Ky program i mbështetur edhe nga shteti i Zvicrës kishte mobiluar dhe pajisur me teknikë e teknologji KKSH-në në zyrat e reja.
“Me hapjen e zyrave të reja krijohen kushte më të mira për punën e Këshillit Kombëtar për promovimin dhe avancimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar, i cili është më i madh në këtë rajon. Shpresojmë që po i mundësohet anëtarëve të Këshillit Kombëtar që në mënyrë profesionale, në kuadër të kompetencave të veta të bëjnë zhvillimin e shërbimeve institucionale për realizimin e qëllimeve” është shprehur zv/Ambasadorin e Zvicrës, Jean-Luc Oesch.
Sipas tij “përmirësimi i pozitës së pakicës kombëtare shqiptare në fushën e kulturës, informimit, gjuhës dhe simboleve kombëtare, arsimit, shkencës, rinisë dhe sporteve, janë prioritetet kryesore në aktivitetet tuaja, për të cilat do ta keni edhe mbështetjen tonë të vazhdueshme” përfundon Jean-Luc Oesch. Ndërkaq, Menaxheri i programit EU PROGRES theksoi se do ta keni mbështetjen tonë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh nevojat imediate për fushat e caktuara që janë me rëndësi për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Beqiri i falënderoi për mbështetjen e deritanishme programin EU PROGRES financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria zvicerane dhe parashtroi nevojën për bashkëpunim për projektet e caktuara në interes të komunitetit shqiptar. Për më tepër, fuqizimin e institucioneve rajonale me ndikim në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Gjithashtu, të gjitha palët u akorduan në fuqizimin e lidhjeve me ambasadën zvicerane nga se një pjesë e madhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Zvicrës, dhe ka nevojë për avancimin e lidhjeve të diasporës me vendlindjen e tyre, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!