Kiymet nga Edrena e Turqisë  viziton organizatën “Vëllazërimi”
Lokale

Kiymet nga Edrena e Turqisë viziton organizatën “Vëllazërimi”

10.Mar.2014 15:50
0
Në zyrën e Organizatës Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” në Bujanoc ka qëndruar për një vizitë të shkurtër Kiymet Kara,  gazetare nga qyteti i Edrenës në Turqi dhe premtoi një mbështetje të fuqishme për studentët e këtij rajoni nëpër universitete të ndryshme të Turqisë. vellazerimi kiymet 3Përfaqësuesit e organizatës kanë njoftuar gazetaren për aktivitetin  e tyre dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me organizatat e ndryshme në Turqi. Ibrahim Rustemi, kryetar i OKH “Vëllazërimi” njoftoi për zhvillimin e kursit të gjuhës turke dhe pjesëmarrjen nëpër seminare dhe organizime të ndryshme në Turqi. “Ishte kënaqësi të kemi mysafir gazetarë në fjalë sepse ajo po mundohet të ndihmojë rajonin tonë përmes projekteve të ndryshme edukative dhe humanitare”, theksoi Rustemi. Kiymet Kara është gazetare në gazetën Ozgur Rumeli në Edrene dhe ka dhënë një kontribut të veçantë për shërimin e Tana Sabedini nga Presheva. vellazerimi kiymet 2Gjatë vizitës së saj ajo bisedoi edhe me një grup të nxënësve që mësojnë gjuhën turke në kursin e organizuar nga “Vëllazërimi” dhe inkurajoi ata që të përgatiten për studime në Turqi sepse shteti turk mundëson studime përmes bursave shkollore që jep çdo vit, raporton Titulli. “Unë po shoh një interesim tuajin për të mësuar gjuhën turke, ju mundë të shfrytëzoni bursat që jep shteti i Turqisë dhe ju premtoj se ju do të jeni mysafirë të mi në qytetin e Edrenës”, tha para nxënësve në Bujanoc Kiymet Kara. vellazerimi kiymetOrganizata “Vëllazërimi” ka ndarë një dhuratë për gazetaren Kiymet Kara në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e sajë në promovimin e këtij rajoni në mediat e ndryshme në Turqi dhe mbështetjen e saj në fushën e humanitetit./Titulli.com/      
Kapen me drogë preshevari dhe bujanocasi
UDSH i bashkohet PVD-së në garën zgjedhore (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration