Këshilltarët e APN-së me aksion simbolik në kuvendin komunal në Bujanoc (video)
Gjatë seancës së katërt të Kuvendit Komunal, ku pika më e rëndësishme e rendit të ditës ishte Rebalansi i Buxhetit, dy këshilltarët nga radhët e APN-së Arbër Pajaziti dhe Florim Agaj ndermorrën një aksion simbolik duke vendosur në foltoren e kuvendit një fotografi të një njeriu duke futur para në gojë me mbishkrimin ASFALLTOMANIA.
"Kjo ndodhi si pasojë e asaj se ky pushtet është i fokusuar vetëm në asfalltimin e rrugicave dhe disa oborreve të militantëve partiak, duke i lënë anash nevojat e qytetarëve, krijimin e kushteve më të mira për nxënës, zhvillimin ekonomik e atë të bujqësisë", thuhet në njoftimin e APN-së.
Kjo parti në Bujanoc ka paralaljmëuar se ditëve në vijim do të ketë edhe aksione të tjera të ngjajshme.