Këshilli Kombëtar Shqiptar letër Organizatës Turistike në Bujanoc: Të rrespektohet gjuha shqipe
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi i drejtorit të Organizatës Turistike në Bujanoc të rrespektoj gjuhën shqipe në përdorimin e saj brenda institucionit.
Postimi në facebook nga Enkel Rexhepi:
Sot, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar iu drejtova Organizatës Turistike në Bujanoc me Kërkesën që, në afat sa më të shkurtër kohor të evitohet lëshimi i papërgjegjshëm në konstruksionin e ndriçuar metalik të vendosur në Sheshin e Bujanocit.
Organizatës Turistike në Bujanoc, përmes Kërkesës tonë i është kërkuar që në afat sa më të shkurtër kohor të evitoj këtë lëshim dhe mbishkrimi në gjuhën shqipe të shkruhet siç duhet – MIRËSEVINI NË BUJANOC.
Këtë Kërkesë, Organizatës Turistike të Komunës së Bujanocit ia drejtova duke u bazuar në Ligjin për këshillat nacionale të pakicave kombëtare, në bazë të të cilit, përveç fushave tjera, Këshillit Kombëtar Shqiptar i njihen autorizimet edhe në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
Poashtu, duke marrë për bazë edhe regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët në komunën e Bujanocit janë shumicë dhe përbëjnë 62 % të numrit të përgjithshëm të popullësisë.
Në momentin e dorëzimit të Kërkesës, nga ana e drejtorit të Agjensionit Turistik, z. Adem Salihi fillimisht është refuzuar që të pranohet, me arsyetimin se e njëjta nuk është edhe në gjuhën serbe, e më vonë i është drejtuar Këshillit Kombëtar Shqiptar me Njoftim, përmes të cilës kërkohet që Kërkesa të përkthehet edhe në gjuhën serbe, duke theksuar se në Serbi gjuhë zyrtare është serbishtja.
Drejtori i Agjensionit turistik, para se të tregojë se gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Serbi, duhet ta ketë parasysh se në komunat multietnike, ku jetojnë përfaqësuesit e pakicave në më shumë se 15%, gjuhë zyrtare është edhe gjuha e pakicave.
Në këtë rast, në Bujanoc, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe si e tillë do të përdoret nga institucioni që unë e drejtojë.
Duke u bazuar ashtu si në Kërkesë, që në bazë të Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, komunat dhe organizatat tjera të pushteteve lokale, në të cilat numri i banorëve të një minoriteti arrin së paku 15 % të numrit të përgjithshëm të banorëve, të njëjtit e kanë obligim përdorimin e gjuhës dhe shkrimit të atij minoriteti.
Prandaj kërkojë nga Drejtori i Agjensionit Turistik të respektojë rrënjësisht gjuhën shqipe dhe të ketë parasysh përdorimin e saj edhe të drejtë siç është zyrtartarisht!