Këshilli Kombëtar Shqiptar aprovon “Plani Strategjik 2020-2025”
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar aprovon “Plani Strategjik 2020-2025”

06.Dec.2019 11:00
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar dje ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera është miratuar edhe strategjia gjithëpërfshirëse “Plani Strategjik 2020-2025” thuhet në një komunikatë nga KKSH.

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa në një postim në facebook tha se janë shqyrtuar edhe projektet drejtuar KKSH-së për bashkëfinancim në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip që sipas tij janë gjithsej 48 projekte.  

 “Dje, organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajtën një mori mbledhjesh të një pas njëshme. Pas shqyrtimeve serioze dhe diskutimeve përmbajtjesore me vërejtje dhe sugjerime u Aprovuan: Raportin e Punës Këshillit Kombëtar Shqiptar 2019; Strategjia gjithëpërfshirëse e sektoriale “Plani Strategjik 2020-2025”; të vendosur për të tejkaluar pengesat si në kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës iu kushtua një vëmendje e veçantë sigurimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Një debat dinjitozë edhe për “Katalogun e emrave më të shpesh shqiptar të shkruar në cirilik dhe alfabet latin” projekt o OSBE-së. Gjithashtu, vlen të theksohet se për konkursin e hapur e publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, komisioni përkatës konstatoi se 48 projekte kanë aplikuar. Edhe atë: 17 për fushën e informimit, 17 për fushën e kulturës, 12 për fushën arsimit dhe 2 projekte për përdorim zyrtar të gjuhës. Komisioni ka bërë vlerësimin dhe raportin e çdo projekti veç e veç dhe mbetet në fazën e dytë të përfundojë ky proces. Gjithashtu, dje me mirënjohje të thellë falënderova për një vit angazhimi të pa epur të anëtarëve: Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi, Besim Nasufi, Amir Latifi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Mehmet Dalipi. Përkushtimin e pa kursyer të kryetarëve të komisioneve përkatëse: Flora Hida, Ardita Saqipi, Hana Emerllahu Arifi, Bilall Maliqi. Si dhe administratës e bashkëpunëtorëve: Kujtim Ismaili, Alban Alili, Raif Qerimi, Shqiprim Musliu, Leonora Murati, Qemajl Musliu, Mirvete Beqiri Krasniqi. Një ashtu, me përulje falënderoj për mbështetjen e të gjithë miqëve që iu kanë gjetur Këshillit Kombëtar Shqiptar” – shkruan Mustafa.

Koreja e Jugut do të nisë satelitin për monitorim mjedisor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration