titulli.com
Lokale

KDNJ: Prishtina dhe Tirana të angazhohen për Luginën

19.May.2012 17:12
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës së Preshevës, situatën në tri komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës e ka vlerësuar të brishtë dhe me tendencë të përkeqësimit, ndërkohë që sipas kësaj organizate është më se i domosdoshëm angazhimi i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për tejkalimin e saj. Ndihmë kjo që sipas Belgzim Kamberit - kryetar i KDNJ-së është në mungesë e sipër. “Situata në Luginë vazhdon të jet e brishtë sidomos pas arrestimeve të 4 majit dhe pas zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale në javën e kaluar.Por, për fat të keq një ndihmë e cila është shumë nevojshme nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, po mungon dhe lëre që ajo po mungon po e njëjta po përkthehet edhe me diskriminim tashmë edhe nga Prishtina zyrtare e cila ka harruar tashmë totalishtë Luginën e Preshevës dhe po thuaj se të sillet sikur Beogradi qysh është sjellë me serbët e Kroacisë”, ka thënë Kamberi, për preshevaNEWS. Ndërkaq, vendimin e Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave të policave të sigurimit për siç është thënë qytetarët e Luginës, Kamberi e ka quajtur skandaloz, pasi që sipas tij ky vendim vjen pas kërkesës së disa hershme për heqjen e tyre. “Ky është një vendim edhe me skandaloz se sa vendimi i parë kur janë inkuadruar tarifat e policave kufitare të sigurimit sepse ky vendim vjen pas bisedimeve dhe pas kërkesave të shqiptarëve  të Luginës së Preshevës, për heqjen e tarifave dhe shihet qartë se qeveria e Kosovës vazhdon diskriminimin e shqiptarëve në emër të reciprocitetit dhe në emër të sovranitetit të Kosovës. Fatkeqësisht Kosova edh enjë herë po dëshmon se nuk tregon interesim për Luginën e Preshevës dhe nuk tregon gatishmëri për përfilljen e kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve të këtushëm”, ka përfunduar Kryetari i KDNJ-së në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi. Pas arrestimeve të 4 majit dhe incidentit në Dobrosin, gjendja në Luginë, mbetet e tensionuar. Ndërkohë që deri më tani tarifat e larta të policave të sigurimit për automjete si dhe paralajmërimet për uljen e tyre nga muaji qershor, kanë reduktuar në masë të madhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në drejtim të Kosovës./Titulli.com/
Ish komandanti i UÇPMB-së shkroi një libër
Ulja me vetëm 20€ quhet tradhti nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration