KDNJ kundërshton Daçiqin, kërkon dialog politik
Lokale

KDNJ kundërshton Daçiqin, kërkon dialog politik

21.Nov.2012 17:46
0
Pas deklaratës së Kryeministrit Ivica Daçiqit se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta largojnë vetë lapidarin që ditë më parë ishte vendosur në afërsi të godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës në përkujtim të dëshmorëve të UÇPMB-së ka reaguar Këshilli për të Drejtat e Njeriut që Vepron në Luginë Belgzim Kamberi nga KDNJ deklaron se: “ Ivica Daçiq është krejtësisht në kundërshtim me politikën zyrtare që ka ndjekur Republika e Serbisë me shqiptarët e Luginës së Preshevës, e sidomos me UÇPMB-në, e cila është legjitimuar dhe zyrtarizuar nga vetë zyrtarët shtetëror serbë, si palë negociuese gjatë bisedimeve më vitin 2001. Për më tepër, pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuar nga Kuvendi i atëhershëm federativ, duke e amnistuar veprimtarinë e tyre si strukturë ushtarake. Deklarata kërcënuese e Kryeministrit i cili tani po negocion në Bruksel me ish-drejtorin politik të UÇK-së, dëshmojnë se procesi politik i filluar më vitin 2001 nuk ka realizuar synimet e tij dhe reflektojnë nevojën urgjente të fillimit të një dialogu të mirëfilltë midis qeverisë dhe përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve vendor për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe për ta shqyrtuar gjendjen e tanishme politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Kamberi shton se “UÇPMB-ja është realitet i pashmangshëm historik i rajonit, që është pranuar si i tillë edhe nga vetë Serbia zyrtare dhe në këtë drejtim, çdo përpjkekje për ta zhdukur historinë rrezikon të marrë premisa fashiste, të cilat nuk janë në shërbim të jetësimit të synimeve dhe të angazhimeve të ndërmarra nga Serbia zyrtare për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të garantuara ndërkombëtarisht”. KDNJ fton të gjitha subjektet politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të unifikohen kundër kërcënimeve të Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, që në vend të dialogut, po promovon dhe aludon në përdorimin e dhunës dhe forces në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Reagimi i Kryeminstrit Ivica Daçiq erdhi pas vizitës së fundit të të cilët në shenjë përkujtimi për dëshmorët ë Luginës vendosën lule mbi lapidarin kushtuar dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së./Titulli.com/ [caption id="attachment_42051" align="aligncenter" width="600"] Kryetari i Partisë Socialistë të Shqipërisë Edi Rama, dhe ish/kryeministri Pandeli Majko, pasi vendosen lule ne pllaken perkujtimore te UCPMB-se[/caption]    
Universiteti i Tiranës takon studentët e Luginës
Diaspora e Luginës kremton 100 vjetorin e Pavarësisë në Austri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration