Kardiologët zbulojnë se cilat fruta duhet t’i hani çdo ditë për të forcuar shëndetin e zemrës
Trupi dhe shëndeti

Kardiologët zbulojnë se cilat fruta duhet t’i hani çdo ditë për të forcuar shëndetin e zemrës

15.May.2024 20:38
0

Konsumimi i rregullt i frutave dhe perimeve është i lidhur shkencërisht me uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Por cilit frut t’i jepet përparësi? Nëse pyet kardiologët, përgjigja është: manaferrat, mollët dhe bananet.

 

“Manaferrat janë veçanërisht të pasura me antioksidantë dhe fibra. Përveçse janë të shëndetshme për zorrët, fibrat janë gjithashtu çelësi për shëndetin e zemrës duke ndihmuar në mbajtjen e kolesterolit në një nivel të shëndetshëm dhe parandalimin e rritjes së presionit të gjakut”, thotë kardiologia Joy Gelbman për Prevention.

Kardiologu Deepak Vivek i do më shumë mollët. Ato përmbajnë polifenole dhe flavonoide që kanë veti të rëndësishme antioksiduese. Përveç kësaj, mollët janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave, vitaminës C dhe kaliumit, të cilat të gjitha mbështesin shëndetin kardiovaskular.

“Mollët kanë një indeks të ulët glicemik dhe konsumimi i ushqimeve të tilla ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit dhe kolesterolit, që nga ana tjetër ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare”, shpjegoi Vivek.

 

Kardiologia Sushant Khaire konsumon banane për shëndetin e zemrës.

“Bananet janë një burim i mirë i fibrave dietike, vitaminës C, vitaminës B6, kaliumit, magnezit dhe antioksidantëve. Këto lëndë ushqyese jo vetëm që mbështesin zemrën, por ndihmojnë edhe trupin në mënyra të tjera. Fibrat dietike ndihmojnë tretjen, vitamina C forcon sistemin imunitar dhe vitamina B6 është e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe nervave”, theksoi ai.

 

Frutat janë veçanërisht të dobishme për shëndetin e zemrës, sepse përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, shkruan Index.hr.

“Vlerësohet se 80 për qind e vdekjeve mund të parandalohen përmes dietës dhe mënyrës së jetesës”, thotë Dr. Gelbman.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon katër porcione frutash në ditë si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiqin në Beograd
Haxhiu: Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin që u mundëson shqiptarëve të Luginës të blejnë prona në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration