Kaosi në parlamentin serb: Iniciativa për zgjedhjet e jashtëzakonshme, marrin përgjigje pas 30 ditësh
Lokale

Kaosi në parlamentin serb: Iniciativa për zgjedhjet e jashtëzakonshme, marrin përgjigje pas 30 ditësh

06.Sep.2023 07:09
0

Parlamenti serb u kthye në arenë përplasjesh mes pozitës dhe opozitës, teksa kryeministrja Brnabiç prezantonte ribalancimin e buxhetit. Përfaqësuesit e opozitës u ngritën në këmbë gjatë prezantimit të kryeministres duke bllokuar foltoren e parlamentit duke fishkëllyer dhe bërtitur. Kryeministrja Brnabiç duke iu drejtuar opozitës, i pyeti nëse është kjo një luftë kundër dhunës?

Sipas Brnabiç, Serbia nuk duhet të ndalet kurrë, në këtë ribalancim me 23 miliardë dinarë shtesë për investime.

“Këto para shtesë në buxhet do të bëjnë që në 1 tetor të ketë një rritje shtesë 5,5 për qind të pensioneve, do të paguajmë rritjen e premtuar të pagave prej 5,5 për qind për mbi 208 mijë punonjës në administratën publike, infermierë. dhe teknikë dhe kujdestarë në institucionet e mbrojtjes sociale”.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, tha se iniciativa e opozitës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të pranohet me entuziazëm dhe se për këtë kërkesë do të marrin përgjigje pas 30 ditësh.

Opozitarët e justifikuan zhurmën me gëzimin për fitoren e basketbollistëve të Serbisë ndaj Lituanisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Thaçi nga Haga dërgon mesazhin që i mungonte Kosovës për raporte me ShBA-në dhe besim në NATO e BE
Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, manastiret ortodokse u përvetësuan nga Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration