Kamberi: Perëndimi të parandalojë çfarëdo tentative të Vuçiç-it për hakmarrje ndaj shqiptarëve në Luginë
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç-it për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas rastit të Manastirit të Banjskës ku një grup terrorist i financuar nga Serbia u fut ilegalisht në Kosovë dhe sulmoi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit.
“Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryjë në Luginë”, ka shkruar Kamberi në rrjetin e tij social në Facebook.
Kamberi duke komentuar intervistën e një ditë më parë të Vuçiç-it për Radio Televizionin e Serbisë, RTS, ai kujtoi deklaratën e këtij të fundit.
“Vuçiç, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe ‘kriminel të trajnuar nga Presheva’”, shkroi më tej ai.