Lokale
Kamberi me Kamberin ?
Koha për opozitë –), kështu ka shkruar para disa orëve në profilin e tij në facebook, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi.
Si duket ky ishte momenti kur Belgzim Kamberi doli haptas për inkuadrimin e tij në politikë, edhe pse një kohë të gjatë ai ka qenë i njohur me këtë fushë duke analizuar situatën politike në Luginë.
Portal i pavarur Titulli.com sot në sheshin e qytetit ka arritur të kap pamjet gjatë përshëndetjes së Belgzim Kamberit me Shaip Kamberin, kryetarin e degës së PVD-së në Bujanoc.
Takimet e shpeshta me opozitën, pjesëmarrja në fushatë parazgjedhore e Belgzim Kamberit me Partinë për Veprim Demokratik, e lidhë këtë të fundit më shumë me inkuadrim në PVD se sa formim të subjektit të ri.
A do të bashkohet me këtë subjekt apo do të formojë parti të re do të shohim ditëve në vijim, mirëpo një është e sigurt se opozita do të “freskohet” me ide të reja nga një analistë që njeh mirë situatën në Luginë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!